Jules Kounde ka qenë dëshira e madhe e Chelseat për repartin e mbrojtjes.
Por përkundër disa ofertave të nisura në drejtim të Sevillës, skuadra londineze nuk arriti ta transferojë mbrojtësin francez.
Oferta më e lartë e Chelseat në drejtim të klubit spanjoll kapi shifrën e 70 milionë eurove, por Sevilla kërkoi 80 milionë për ta lënë të lirë.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas fitores 3-0 ndaj Aston Villës për dështimin e transferimit të Koundes në Stmaford Bridges.
“Marina Granovskaia ishte përgjegjëse për transferimin e tij. Ne ishim në kontakt me të dhe Petr Cech. Ne të tre e dinim gjithë situatën që transferimi mund të ndodhte, por edhe mund të dështonte”, tha Tuchel, shkruan Telegrafi.
“Unë ju thash të gjithëve se do të isha i lumtur nëse do ta sillnim atë lojtarë, por edhe nëse nuk arrihet do të gjejë zgjidhje brenda ekipit aktual”.
“Është e qartë se ne u përpoqëm shumë për Kounden, por ishte shumë, shumë vonë në këtë afat kalimtar”, deklaroi trajneri gjerman.
Chelsea e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier ku në katër ndeshjet e para ka grumbulluar 10 pikë.