Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë paradites së sotme në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.
Një kamion që barte beton u godit me një veturë, derisa ra në humnerën e lumit Nerodime për rreth 3 metra thellësi.
Pas më shumë se pesë orë përpjekje, kamioni u nxor nga aty ku kishte rënë, derisa vozitësi nuk mori lëndime.
Banorët e atjeshëm kanë thënë se aksidente të tilla janë të shpeshta tek ajo pjesë e rrugës dhe se shkaktari i tyre mund të jetë ura e ngushtë.
Këtë aksident e ka konfirmuar edhe Mehmetali Hajdini, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
“Po është paraqitur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku njëri automjet ( kamion i cili transportonte beton) ka rënë vetëm me dy rrotat e para jashtë rrugës diku një metër në thellësi, ku me ç’rast lëndime trupore të lehta ka pësuar njëri nga vozitësit”, ka thënë Hajdini.