Presidenti i Serbisë, Aleskander Vuçiq, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjes, ka mësuar “Novosti”.
Tema kryesore në këtë takim do të jetë ajo çfarë është duke ndodhur sot në pikën administrative të Jarinjes. Në këtë takim do të diskutohet edhe për vendimin e Qeverisë Kurti për reciprocitetin ndaj targave, si shmangie për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011.
Sipas “Novosti”, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura.