Qytetarët vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19, porse numri i gjobave ka rënë ditëve të fundit.
Vetëm në 24 orëshin e fundit 932 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit antiCOVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Prej se hynë në fuqi masat antiCOVID-19 që morën institucionet shtetërore dhe shëndetësore, policia thuajse për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.
Masat antiCOVID-19 hyrën në fuqi më 30 gusht për të qenë në fuqi për 2 javë, por me pak ndryshime këto masa u vazhduan deri më 26 shtator.