Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 5,371.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151,411, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,923 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.
Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.