Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ndryshe, ajo ka qëndruar dje në Shqipëri.
Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:
E Mërkurë, 29 Shtator 2021
09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)
10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)
11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti
Vendmbajtja: Kopshti i fëmijëve ‘Cicërimat’, Kalabri