Youtube ka mbyllur dy kanale të financuara nga shteti rus në gjuhën gjermane.
Qeveria ruse denoncoi vendimin e YouTube’s përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Moska nga ana e saj reagoi duke thënë se do të bllokojë mediat gjermane në Rusi, në shenjë hakmarrjeje.
Faqja e transmetimit të videove, e cila është në pronësi të Google, ka anuluar kanalet DFP gjermane të RT për shkeljen e udhëzimeve kundër “dezinformimit të koronavirusit”.
“Projektet në gjuhën gjermane të pronës ruse RT i janë nënshtruar një akti të pashembullt të agresionit informativ nga YouTube, të kryer me ndihmën e dukshme të palës gjermane”, thuhet në një shënim të botuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.
“Objektivi i agresionit kundër projekteve të RT është i qartë: të mbyllen burimet e informacionit që nuk përshtaten me një sfond mediatik që është i përshtatshëm për autoritetet gjermane. Kështu, në emër të interesave oportuniste që kanë mbizotëruar mbi “normat dhe vlerat e shpallura liberale”, platforma amerikane dhe autoritetet gjermane, me veprimet e tyre, kanë çuar në faktin se 700 000 shikuesit gjermanishtfolës, të regjistruar në kanalet e lartpërmendura, papritmas kanë humbur burimin e tyre të informacionit”, vazhdon deklarata.