Në 24 orët e fundit Policia ka dënuar 530 qytetarë për shkak se nuk kanë respektuar masa antiCOVID, raporton Gazeta Enigma.
Policia po ashtu bën të ditur e ka shqiptuar edhe 1005 tiketa trafiku për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur edhe 64 aksidente trafiku, një me fatalitet, 26 me persona të lënduar kurse 37 me dëme materiale.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 19 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.