Historia e veçantë e futbollistit të Malishevës, Ronald Sobowale: Kushëri i Alabas, ka luajtur te Chelsea dhe Middlesbrough

Historia e veçantë e futbollistit të Malishevës, Ronald Sobowale: Kushëri i Alabas, ka luajtur te Chelsea dhe Middlesbrough

Historia e veçantë e kushëririt të David Alabas, sulmuesit Ronald Sobowale i cili është pjesë e Malishevës, ndërsa dikur pjesë e skuadrës së madhe angleze Chelsea.

Ëndrrën e nisi në rrugë pa e menduar se do të jetësohet shpejtë. Në fushat e hapura të Londrës talenti i tij iu ra në sy agjentëve të skuadrës së Chelsea.

Ai iu bashkua kësaj skuadre dhe qëndroi me ta deri në grup moshën 17-vjeçare, për të ndryshuar disa ekipe para se të vinte në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Ky është rrugëtimi i sulmuesit të Malishevës, Ronald Sobowale, i cili është edhe kushëri me futbollistin e njohur të Real Madridit David Alaba.

“Fillova të luaj futboll në rrugë derisa me hasën disa agjentë të Chelsea. Ata më ftuan në stërvitje dhe iu bashkove atyre për disa viteve. Chelsea ka ndër akademitë më të famshme në botë për të cilën jam krenarë”.

Nga Anglia Sobowale shkoi në Gjermani ku edhe pësoi edhe një lëndim të rëndë.

“Lëndimi në Gjermani më la jashtë fushave për dy vite. Rikthimin e kish shumë të vështirë por punova shumë që të kthehem në futboll”.

Nga Gjermania Sobowale u mundua të kthehet sërish në nivele të larta të futbollit.

“Championship-i anglez ishte niveli më i lartë që munda të luaj. Në ligën e dytë në Angli zhvillova disa ndeshje ku edhe golat nuk më munguan”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Karriera e futbollistit 24-vjeçar më pas mori një kthesë të papritur dhe luajti në nivele të ulëta të futbollit anglez para se t’i bashkohet Malishevës.

“Isha në Londër kur me erdhi një ofertë nga Kosova dhe thashë pse jo. Jam i lumtur te Malisheva dhe besoj se kemi një start të mirë. Shpresoj se do të na shkojë kështu deri në fund. Por jam i bindur se nga këtu do të shkojë në nivele të larta të futbollit evropian”.

Ai thotë se kushëriri David Alaba shpesh e pyetën për karrierën në Kosovë por që nuk deshi të japë ndonjë detaj.

Related Articles