Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Ballkani ka arritur një fitore të madhe ndaj Drenicës në Suharekë, pas përmbysjes së madhe që ndodhi në pjesën e dytë, për ta rikthyer tërësisht rezultatin në favor, shkruan Gazeta Enigma.
Në fakt “Xhebrailat” shkaktuan befasinë sensacionale të edicionit, pasi morën një fitore me përmbysje të madhe, ku e rikthyen rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2!
Drenica kishte avantazhin e dy golave me realizimet e Kreshnik Ukës, por Astrit Thaçi, Rrustem Hoxha dhe Armen Thaçi i shënuan golat e mëdha të fitores.
Sot është zhvilluar edhe takimi tjetër poaq interesant, ku skuadra e Ismet Munishit dhe ndihmësit të tij Alban Hyseni, SC Gjilani, nuk arriti të kthehet me “gjah” të plotë pasi u ndal nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1.
Olivier shënoi për epërsinë e skuadrës vendase, por Progni barazoi shifrat dhe shënoi golin përfundimtar të këtij takimi.
Pas këtyre dy ndeshjeve të para të kësaj xhiroje, kjo është renditja tabelare.