Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 11 persona ndërkaq janë shënuar 364 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.501 mostra të personave të dyshuar për koronavirus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.