Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Viktima është një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga komuna e Drenasit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 29 raste të reja me COVID-19.
Obiliqi prinë me numrin më të madh të rasteve të reja me gjithsej 7 raste, pastaj Prishtina me 5 raste, Fushë Kosova me 4 dhe Mitrovica me 4./Gazeta Enigma.