Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeministri Kurti ka folur lidhur me deklaratën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i cili ky i fundit për aksionin e 13 tetorit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zona të Kosovës e ka krahasuar atë me “Natën e Kristaltë”, natë kjo kur nazistët kishin filluar përndjekjen e hebrenjve.
“Sa i përket pytjes për ministrin Rakiq më lejoni të them që qeveria jonë me veprimet tona ka goditur në nervin e çështjes, e ky është luftimi i krimit të organizuar i korrupsionit dhe i kontrabandës”, ka potencuar Kurti.
Tutje ai ka deklaruar se “Serbia e Vuçiqit” nuk po arrinë të mobilizoj banorët serb kundër veprimeve të ligjshme të Qeverisë së Kosovës.
“Përveç suksesit tonë, po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat ilegale në Kosovë dhe me këtë rast shihet se ne jemi në rrugën e drejtë dhe pikërisht pse ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqit nuk po arrin ti mobilizoj serbët kundër veprimeve të ligjshme e të drejta të qeverisë sonë”, ka shtuar kryeministri.
Duke e vazhduar se sipas tij “çështja nuk është Rakiqi, shkarkimi i tij do ta bënte çështjen”
Kurse, i pyetur edhe për deklaratat e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë, Josep Borrell, i cili e quajti të “njëanshëm” dhe “ të pakoordinuar”, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës.
Kurti ka thënë se Qeveria është në të drejtën e saj dhe policia po vepron në menyrë korrekte dhe profesionale, duke vendosur rend dhe ligj.
“Ne jemi në të drejtën tonë, Policia e Kosovës vepron në mënyrë korrekte dhe profesionale dhe këtë e ka dëshmuar secilën herë e do ta dëshmoj edhe në të ardhmen, ku ka polici të Kosovës aty ka rend ka ligj ka edhe qetësi”
Ai ka shtuar se zyrtarët e ndryshëm mund të jepin deklarata të ndryshme, që janë për tu komentuar nga anlistët.
“Mos harroni që mbi 13 mijë e 400 targa të përkohshme ju ndan veturave që hynë nga Serbia gjatë 13 ditëve pa asnjë incident të vetëm”, ka përfunduar Kurti.
/Gazeta Enigma/.