Voton kryeministri Kurti: Sot ju vendosni se kush do të vendos për ju në 4 vitet e ardhshme

Voton kryeministri Kurti: Sot ju vendosni se kush do të vendos për ju në 4 vitet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak minutash shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, raporton Gazeta “Enigma”

Ai me këtë rast bëri thirrje për votim masiv. “Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Sot qytetarët vendosin, se kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie”, tha ai.

Tutje ai shtoi se “Unë bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave”./Gazeta Enigma.

Related Articles