Exit Poll i realizuar nga “Albanian Post”, ka nxjerr fitues në kryeqytet Lëvizjen Vetëvendosje, në krye me Arben Vitën, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalur i pari.
Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.
I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ismaili në këtë garë ka kapur shifrën e 20.9%./Gazeta Enigma.