Ashtu siç ishte paralajmëruar se ndeshja kryesore e mbrëmjes në kuadër të Champions League do të jetë ajo në mes të Athletico Madrid dhe Liverpool, pikërisht ashtu doli të jetë, pasi për vetëm 45 minuta janë shënuar plotë 4 gola, shkruan Gazeta Enigma.
Fillimisht skuadra angleze ishte ajo që ofroi spektakël me dy gola të shpejt përmes Millner 8’ dhe Keita 12’, për të ndezë më pas stadiumin Vanda Metropolitano Antonie Grizman me dy gola impresiv, të parin në minutën 20’ dhe të dytin në atë të 34’, për të barazuar shifrat në pjesën e parë.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë sërish dinamike, por gjithësesi me taktizime nga të dy skuadrat, për të shmangur para së gjithash disfatën, pasi që të dy ekipet kanë në radhët e tyre futbollistë cilësorë në repartet ofansive që dijnë të ndëshkojnë në çdo moment, shkruan Gazeta Enigma.