Ministri Hekuran Murati njofton se të premten është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.
Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook tha se është korrigjuar rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat marrë pensionin e muajit shtator.
“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi” tha Murati.
Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa të premten kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor. /Gazeta “Enigma“/