Ekipi i boksierëve të Kosovës nuk është lejuar për herë të tretë të hyjë në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.
Të shtunën, ekipi i boksit u ndaluar dy herë në kufirin e Serbisë.
Në herën e dytë, delegacioni i boksit tentoi të hynte pa simbole shtetërore por përsëri u ndaluan.
Kampionati botëror i boksit amator do të filloj sot por rrezikon që të anulohet. Shqipëria është tërhequr nga kampionati pasi Kosovës nuk po i lejohet hyrja.
Në lidhje me këtë, mbrëmë reagoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ku dërgoi një ankesë tek MKRS e Serbisë që të lejoi të hynë sportistët kosovarë./Gazeta Enigma/