Tjetër gabim për Barcelonën në La Liga. Tri humbje dhe katër barazime pas vetëm 11 xhirove, Barça po vuan pa Lionel Messin.
Pas humbjes nga Rayo Vallecano, Barcelona është ndalur edhe në shtëpi, edhe me trajnerin e ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Katalunasit kanë marrë vetëm një pikë, pasi kanë barazuar 1-1 me Deportivo Alavesin.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Të parët në epërsi kaluan vendasit. Në minutën e 49’, Memphis Depay ka realizuar një gol shumë të bukur për rezultatin 1-0.
Por, mysafirët reaguan menjëherë. Ishte Rioja ai që shënoi dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 52-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit
Ky ishte barazimi i katërt për Barcelonën pas 11 xhirove, derisa ka edhe tri humbje – dhe vetëm katër fitore, statistika që qartë tregojnë se sa shumë po i mungon Barçës Messi. Barcelona ka mbetur në pozitën e nëntë me 16 pikë, tetë më pak se lideri, Real Madridi.