Ronald Koeman po kërkon dëmshpërblim prej 12 milionë eurove nga Barcelona pas shkarkimit pak ditë më parë.
Një gazetar i afërt me Koeman, Lluis Canut, pretendon se kërkesa e Barcelonës që ai të marrë një pagesë më të ulët se 12 milionë euro është refuzuar nga trajneri holandez, njoftojnë mediat spanjolle.
‘Ai dëshiron të marrë deri në centin e fundit të tij’.
‘Janë 12 milionë, por dua të sqaroj se kjo nuk ka të bëjë me paratë e paguara në federatën holandeze [për ta nënshkruar]; këto ishin pesë milionë euro që Barcelona pagoi menjëherë’, tha ai për Sport.es.
Canut pretendon se CEO i Barcelonës, Ferran Reverter, i bëri një ofertë fillestare Koemanit e cila besohet të jetë rreth shtatë deri në tetë milionë euro, por ish-mesfushori i klubit po refuzon të hyjë në negociata të tilla.
Barcelona për shkak të pandemisë me COVID-19 është duke kaluar nëpër një krizë financiare, prandaj ka ardhur deri te kjo kërkesë.
Vendin e Koeman në krye të stolit te Barcelona pritet ta zë Xavi Hernandez.
Trajneri holandez u shkarkua nga Barcelona pas ecurisë jo të mirë të rezultateve.