5 mijë e 751 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 568 mijë e 983.
Të vaksinuar me dozën e parë sipas MSH’së janë 838 mijë e 946 persona.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës. Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Enigma.