Shifra më të ulëta të vaksinimit po raportohen nga dita në ditë nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Derisa gjatë muajve të kaluar brenda 24 orëve administroheshin edhe mbi 20 mijë vaksina, numri i dozave të administruara në 24 orët e fundit është 3 mijë e 639.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë dhënë 1 milion e 572 mijë e 626 vaksina.
Të vaksinuar me dozën e parë janë 839 mijë e 518 persona.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Enigma.