Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamionete dhe një veture në fshatin Shupkovc, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë ( persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.