Xavi Hernandez është zgjedhja e parë e Joan Laportës dhe ky i fundit është duke bërë gjithçka që është e mundur për ta ulur në stol në këto momnete të vështira për klubin.
Madje, gjatë ditës së sotme delegacioni i Barçës ka udhëtuar për në Katar, për të diskutuar me Al Sadd lidhur me Xavin.
Kur më në fund u duket se gjithçka po realizohet, dhe madje futbollistët e përqafuan shumë Xavin në sfidën e fundit, sikur po i jepnin lamtumirën – Al Sadd del me komunikatë zyrtare.
Klubi shkruan se nuk duan të lëshojnë Xavin.
“Ne nuk mund të lejojmë Xavin të largohet në këtë kohë. Falenderojmë vizitën e delegacionit të BARÇA-s, shkruhet në komunikatën e Al Sadd.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.
Noooooooooooooo https://t.co/3fRvzGwOwx— Josep Pedrerol (@jpedrerol) November 3, 2021