Ajaxi ka shënuar fitore si mysafir me rikthim ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore ia mundësoi Ajaxit të kalojë në mesin e 16-të më të mirave, së bashku me Liverpoolin, Juventusin dhe Bayern Munichun.
Borussia Dortmund luajti pa një lojtar që nga minuta e 29-të, kur Mars Hummels u ndëshkua me karton të kuq.
Por milionerët kaluan në epërsi me golin e Marco Reus në minutën e 37-të nga pika e bardhë (1-0).
BVB 1-0 Marco Reus⚽ #dortmundajax pic.twitter.com/NOAtyBAsR8— Teslim ???????? ???????? (@tesland) November 3, 2021
Ajaxi arriti të kthehet në lojë në pjesën e dytë ku shënoi tri herë.
Dusan Tadic ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 72-të për 1-1.
Epërsia për harkëtarët erdhi në minutën e 83-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.
Krejt në kohën shtesë shënoi edhe Davy Klaassen për 3-1, duke e konfirmuar fitoren e holandezëve.
Tabela:
Ajax 4 4 0 0 12
Sporting 4 2 0 2 6
Dortmund 4 2 0 2 6
Besiktas 4 0 0 4 0
Ajax ka 12 pikë dhe është në krye të grupit, ndërsa Borussia Dortmund dhe Sporting Lisbona me nga 6 pikë do të luftojnë për vendin e dytë. Besiktas mban pozitën e fundit pa pikë!