Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zgjatur afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta.
Me 8 vota për KQZ vendosi që afati të zgjatet deri më 9 nëntor.
“Shtyhet deri më deri më 9 nëntor afati për regjistrimin e nevojave me nevoja të veçanta. Me tetë vota për miratohet ky propozim”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të premten ka nisur hetimet për 29 vendvotime për vjedhje të votave brenda subjekteve politike në të gjitha komunat.
Kjo pasi që shumica e kandidatëve për asamble komunale janë ankuar se u janë vjedhur votat nga bashkëpartiakët e tyre brenda partisë.
PZAP vetëm gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka pranuar plotë 352 apele nga asamblist të partive të ndryshme.
Ku prej tyre 10 rezultojnë ankesa, të cilat kanë dërguar në hetim 29 vendvotime./Gazeta Enigma/