BKT Superliga e Kosovës në Futboll sjellë të dielën dy përballje tejet interesante, kryendeshjen e javës Gjilani – Prishtina dhe takimin tjetër që zhvillohet në klinë, Dukagjini – Feronikeli, shkruan Gazeta Enigma.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë arena kryesore e vëmendjes së aderuesve të futbollit në Kosovë, në kuadër të javës 13-të të superligës.
SC Gjilani ka pasur një kontinuitet të jashtëzakonshëm, veçmas në katër apo pesë xhirot e fundit, dhe hynë në këtë takim tejet e motivuar, ndërsa FC Prishtina gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oscilime në lojë e rezultat, dhe synon të përmirsoj bilancin pikërisht në Gjilan.
Të dielën në program është edhe ndeshja Dukagjini – Feronikeli, e cila do të jetë një sprovë e vështirë për të dy ekipet, pasi të dyja synojnë që me fitore eventuale të konsolidojnë bilancin e pikëve dhe renditjen tabelare.
Kjo ndeshje fillon nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin.
Klinasit kanë tri ndeshje pa fitore, derisa Feronikeli ka pësuar katër disfata radhazi.
E diel
13:00 Dukagjini – Feronikeli
13:30 Gjilani – Prishtina