Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media ka thënë se procesi mësimor është duke u zhvilluar në mënyrë normale.
Pupovci gjithashtu bëri të ditur se në shkollat ku të jenë qendra të votimit, të hënën mësimi do të mbahet me skenarin C
“Procesi mësimor në të gjitha shkolla është duke u zhvilluar në mënyrë normale, me skenarin e rikthimit. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë shkollë për shkak të infeksionit të kalojë në skenarët që janë përgatitur enkas për situatën me COVID-19. Në shkollat ku do të bëhet votimi, të hënën mësimi mbahet me skenarin C, nga distanca. Për shkak se duhet të bëhet ajrosja e shkollave”, deklaroi ai.
Pupovci gjatë konferencës ka folur edhe për ndarjen e bursave për studentët.