Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim për të gjithë personat që tashmë kanë kaluar COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19”, kanë bërë thirrje nga MSh.
Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.
“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni”.
Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen.
“Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet”.
Vaksinimi mund të bëhet në cilëndo qendër të vaksinimit, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht, pavarësisht vendbanimit, për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.
Edhe qytetarët që nuk kanë shtetësi të Kosovës MUND të vaksinohen.
EKIPET MOBILE:
– QT ‘Albi’, Veternik, Prishtinë (07-19, Hënë-Diel)
– QT ‘Nertili’, Gjakovë (07-19, Hënë-Premte)
QENDRAT STATIKE: (07:30 – 19, Hënë-Premte)
# KOMUNA ADRESA 1 Prishtinë Salla “1 Tetori”
Rr. “Agim Ramadani” / Rr. “Eqrem Qabej”2 Fushë Kosovë SHMU “Vëllezërit Frashëri”
(hapësirat e sallës së edukatës fizike)
Fsh. Miradi e Poshtme, Fushë Kosovë3 Obiliq QKMF Obiliq
Rr. “Hasan Prishtina”4 Drenas SHMT “Fehmi Lladrovci”
(hapësirat e sallës së edukatës fizike)
Rr. magjistrale R102, fsh. Poklek5 Skënderaj QKMF Skënderaj
Rr. “18 qershori”6 Malishevë QKMF “Dr. Shpëtim Robaj”
Rr. “Hamdi Berisha”7 Kaçanik QKMF – Kaçanik
Rr. “Emin Duraku”8 Rahovec QKMF Rahovec
Rr. “Avdullah Bugari”9 Viti QKMF Viti
Rr. “Presheva”10 Pejë QKMF Pejë
(njësia e vaksinimit)
Rr. “Madeleine Albright”11 Podujevë ShFMU “Xheladin Rekaliu”
(salla sportive)
Rr. “Jashar Erebara”12 Vushtrri Qendra Rinore “Naxhije e Fahri Buçinca”
Rr. “Adnan Shyti”13 Mitrovicë Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rr. “Mbretëresha Teutë” / Ura e Ibrit14 Suharekë SHML “Jeta e Re”
(salla e sportit)
Rr. “Luigj Gurakuqi”15 Gjakovë ShFMU “Fehmi Agani”
(salla e sportit)
Rr. “Ymer Pula”16 Prizren QMF II – Lakuriq
Rr. “Besnik Belloda”17 Dragash Shtëpia e Kulturës “A. Gerdellaj”
Rr. “Adem Jashari”18 Kamenicë QKMF Kamenicë
Rr. “Ismail Ismaili”19 Gjilan QMF “Dardania”
Rr. “Haqif Tetova”20 Junik QKMF Junik
Rr. Magjistrale 10921 Lipjan Salla e Sportit “Better Life”
Rr. “Bajram Gashi”22 Ferizaj SH. M. Bujqësore “Zenel Hajdini”
(salla e sportit)23 Hani i Elezit ShFMU “Ilaz Thaqi”
(salla e sportit)
Rr. “Martirët Bushi”24 Istog Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”
Rr. “12 prilli”25 Klinë QKMF “Nëna Tereze”
(kati III)
Rr. “Drini i Bardhë”26 Mamushë QKMF Mamushë
Rr. “Kultur”27 Novobërdë QKMF Novobërdë 28 Shtime ShFMU “Emin Duraku”
(salla e edukates fizike)
Rr. “Emin Musliu”29 Deçan QKMF Deçan
(salla për EVP)
Rr. “Dëshmorët e Kombit”30 Shterpcë AMF në fsh. Drejkovc
Rr. magjisrale R-115
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht”.
Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.
“Ministria e Shëndetësisë rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht”.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19. Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.
Deri më tani 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/