Zëdhënësi i PZAP, Mul Desku ka folur për aneksat që janë bërë në këtë Panel lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së shtune.
Desku në T7 tha se gjatë ditës së sotme, deri më tani, nuk është bërë ndonjë ankesë, ndërsa ka treguar për dy ankesa që Paneli ka pranuar gjatë ditës së djeshme.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.
“Deri më tani nuk ka pasë ndonjë ankesë për thyrje të heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së djeshme dy. Kryesisht komunikim në rrjetet sociale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore. Kushdo që paraqet ankesë Paneli e gjykon a është apo nuk është thyerje”, ka thënë Desku.
Tutje ai ka folur edhe për një vizitë të kryeministrit Albin Kurti në komunën e Podujevës për të cilin kishte shumë reagime, pasi pretendohet se e ka thyer heshtjen zgjedhore.
“Çdo aktivitetit, lëvizje, komunikim në rrjete social është i sanksionuar, Paneli vendos dhe jep përgjigje për çdo ankesë lidhur me heshtjen zgjedhore”, u përgjigj Desku në pyetjen se a e theu Kurti heshtjen zgjedhore.
/Gazeta Enigma/