Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi kanë votuar në shkollën, “Hasan Prishtina”.
Krasniqi, tha se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët, duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin në mënyrë masive të japin verdiktin e tyre.
“Edhe sot në këtë raund të dytë bashkë me Melizën votuam në Prishtinë, sepse besojmë që është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht kush e ka vazhduar garën qytetarët të dalin në mënyrë masive të japin verdiktin e tyre se kush dëshiron të udhëheq në katër vjetarin e ardhshëm”.
“…besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët, andaj është e rëndësishme të kemi pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve”.
“Është ditë e bukur dhe shpresoj që të jetë ditë e shkëlqyeshme për demokracinë dhe prej këtu e tutje të kemi institucione lokale funksionale që e bëjnë punën e tyre”.