Norwich City e ka emëruar Dean Smithin si trajner të ri të ekipit të parë të hënën në mëngjes.
Smith ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Norwichin, e cila do ta mbajë atë në Carrow Road deri në verën e vitit 2024.
50-vjeçari do ta zëvendësojë të shkarkuarin Daniel Farke.
Farke, i cili e solli Milot Rashicën në Norwich nga Werder Bremen në verë, u shkarkua në fillim të këtij muaji pas rezultateve të dobëta në rikthimin e klubit në Premierligë.
Smith u shkarkua nga Aston Villa vetëm pak ditë më parë.
“Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij”, tha Smith.
“Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, shtoi ai.