Osmani takohet me Plenkoviq, i përmend rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Serbia dhe Rusia

Osmani takohet me Plenkoviq, i përmend rrezikun e  destabilizimit të rajonit nga Serbia dhe Rusia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Gjatë takimit Osmani ka falënderuar Plenkoviq për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës me një sasi vaksinash anticovid, si dhe i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë,  ku presidentja Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi.

“Sipas Presidentes Osmani, dialogu më Serbinë duhet të marrë fund me njohjen e ndërsjellë, teksa ka hedhur poshtë çfarëdo ideje, e cila synon trajtim jo të barabartë të Kosovës në kontekstin rajonal. Ajo ka theksuar se Kroacia është vend mik, nga i cili Kosova pret mbështetje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, u tha në njoftimin për media. /Gazeta Enigma/

Related Articles