Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai ka shkruar se me këto zgjedhje i është dhënë një leksion kryeministrit Albin Kurti.
Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane.
Ai ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se ajo nuk është dakord me Kurtin për këto çështje.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell. /Gazeta Enigma.