Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.
“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.
Hovenier e ka shkruar këtë në Twitter, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e uroi për pozitën.
Congratulations to my friend @JHoven65 for appointment as US Ambassador in #Kosovo. Great to see a long-standing friend and supporter of our country coming back. Kosovo and US partnership and alliance are key to our Euro-Atlantic future ???????? ???????? pic.twitter.com/6E0Q6uxDZO— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 19, 2021
Më 19 nëntor ështè bërë e ditur se Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ardhshëm amerikan në Kosovë. Këtë informatë, zyrtarisht e ka konfirmuar Senati amerikan.
Në muajin korrik të këtij viti Hovenier ishte emëruar nga presidenti i SHBA-së për postin e ambasadorit të Kosovës.
Ndër deklaratat e para të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, disa ditë më parë, ishin normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, pa të cilën dhe pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar.
Por, kush është Jeffrey M. Hovenier?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e emëroi në korrik diplomatin Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.
Ai është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë.
Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë./Gazeta “Enigma”/