Personi që vdiq sot në Prevallë ishte një 24 vjeçar nga Kaçaniku

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Viktima ishte 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut.

Policia e Prizrenit bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren./Gazeta Enigma/

Related Articles