Konkurrentja e emisionit “Për’Puthen”, Alvisa është rikthyer në emision për të sqaruar pikëpyetjet rreth ngjarjes që ndodhi dy javë më parë, shkruan Gazeta Enigma.
Të shtunën në PërPuthen Prime, Alvisa u ballafaqua me Bashkimin, djalin që ajo pëlqen në këtë emision.
Në përballjen e tyre ajo sqaroi pa siguritë që ka dhe i kërkoi falje familjes së Bashkimit.
E në anën tjetër Bashkimi i cili duket qartë që ka pëlqim për të i rrëfen Alvisës simpatinë që ka për të.
“Më kishte marrë malli për ty, trurin ma ke heq”, ishin fjalët e Bashkimit drejtuar Alvisës.
Ndërkohë, 2 javë më parë Hyseni, ish i dashuri i Alvisës, akuzoi atë se ajo e tradhtoi me Bahkimin.
Pas debateve të gjata e akuza të në pas njëshme Alvisa rrëfeu arsyen pse ishte ndarë me Hysenin dhe tregoi moderatores së emisionit, Bora Zemanit provat ku ishte dhunuar nga Hyseni./Gazeta Enigma/