Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se edhe të enjten ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 75 vjeçare.
Ai më tej ka bërë të ditur se po vaksinohen edhe profesionistë shëndetësor që vijnë kohë pas kohe.
Bardhi ka sqaruar se janë vaksinuar 3 072 të moshuar, përderisa në nivel vendi vaksinën e kanë marrë rreth 21 mijë persona.
“Po vazhdon vaksinimi i moshës 75 vjeçar e mbi të shoqëruar me sëmundje kronike, por gjithashtu edhe ata profesionistë shëndetësor që vijnë kohë pas kohe për tu vaksinuar”.
“Aktualisht nga data 8 prill deri më sot që kemi filluar kemi gjithsej 3 072 persona përderisa vetëm sot kemi 64 persona prej tyre 47 të sëmur kronike, 12 të moshuar mbi moshën 80 vjeçare dhe 6 profesionistë shëndetësor”.
“Nëse i referohemi të dhënave nga data 29 mars e deri më sot atëherë ne kemi rreth 5 600 persona të vaksinuar kurse në nivel vendi jemi diku te 21 mijë dozave”. ka shtuar Nimani.