Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 330 raste që nga shfaqja e pandemisë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 161,031.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 157,719 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 2,982 viktima.
Numri total i të vaksinuarve kundër këtij virusi ka arritur në 1,607,518. /Gazeta “Enigma”/