Presidenti shqiptar, Ilir Meta doli hapur kundër nismës rajonale “Open Balkan” duke e cilësuar atë si iniciativë përjashtuese e që favorizon Serbinë.
Meta e konsideroi Bashkimin Europian si rrugën e vetme të integrimit për shqiptarët, ndërsa pretendimet për ndryshimet e kufijve i quajti një propagandë nacionaliste.
Ai këto komente i bëri në një ligjëratën me temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” që e ka mbajtur para studentëve të Kolegjit AAB në Prishtinë
Para mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Meta bëri thirrje për më pak spektakël mediatik dhe më shumë punë konkrete.
Ai e cilësoi shpopullimin si një problem shqetësues për shtetet shqiptare, ndërsa si zgjidhje dha bashkëpunimin mes dy vendeve. /A2 CNN/