Dy qeveritë Kosovë – Shqipëri, sot kanë nisur mbledhjen për të arritur disa nga marrëveshjet e parashtuara, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, numëron disa nga marrëveshje që do të nënshkruhen përfshirë edhe memorandumin e bashkëpunimit për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Është një tjetër prioritet i rëndësishëm, pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës nga ana jonë ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi siç patëm dakordësuar për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë është një ëndërr e kahershme, por sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar që hedhim një hap konkret”, ka thënë Rama.
Gjatë kësaj mbledhje, ai tha se një pjesë e marrëveshjes janë në rrugën e zbatimit, ndërsa një pjesë tjetër janë zbatuar.
Rama tha se ky takim është si shkak për të rritur zbatueshmërinë e marrëveshjesë dhe të realizojnë një fazë tjetër të lehtësimit të lëfizjes së lirë në të gjitha fushat. Tutje, ai ka theksuar se është shumë e qartë qe në të dyja anët kemi nevojë për përmirësime të kushteve për hapjen e tregjeve dhe shtrimin e ndërveprimit ekonomik tregtar.
“Sfidat e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve, dhe të realizojmë një energji të plotë në të gjitha fushat. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Kukës dhe për rregullimin e trafikut lokal të kufirit”.
“Koordinimi mes nesh është themelor dhe besoj se këto marrëveshje që firmosen sot kanë një karakteristikë, nuk janë marrëveshje vetëm të radhës, por janë marrëveshje të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët se sot më shumë se çdo gjë tjetër është nevoja për të zbatuar ato masa, nga të gjitha ato dakordësi në letër të kalohet në terren”, ka theksuar ai.
“Një pjesë e kësaj problematike lidhet me pengesa administrative të cilat janë më shumë një inerci e mungesave burokratike”, ka shtuar ai.
Rama tutje u shpreh se të diplomuarit nga dy shtetet do të kenë mundësi të bëjnë verifikim të diplomave në mënyrë elektronike.
“Të diplomuarit nga universitetet tona do të kenë mundësi të njohjes reciproke të diplomave, verifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike dhe do të hiqet burokracia e panevojshme”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/.