Një aksidenti tragjik i autobusit të Kosovës që ndodhi në mëngjesin e 25 korrikut, afër Slavonski Brod në Kroaci, la të vdekur 10 persona dhe më shumë se 40 të lënduar, shumë prej tyre rënd, shkruan Gazeta “Enigma”.
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Në lidhje me këtë se, sa është i sigurtë udhëtimi me autobus në Kosovë dhe si është gjendja teknike e tyre, për Gazetën “Enigma”, flasin ekspertë të komunikacionit dhe të sigurisë.
Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, për Gazetën “Enigma”, ka deklaruar se janë disa faktorë që mund të qojnë deri te aksidentet tragjike, duke theksuar se rëndësi ka edhe pjesa teknike e automjetit.
“Gjithmonë do të ketë dyshime që këto aksidente ka pas mundësi t`i shkaktojnë disa faktor. Faktori automjet teknik, mund të jetë shkaktar i aksidenteve përmes elementit të sistemi të ndriçimit, ose faktori rrugë përmes sinjalizimi dhe përmes elemeteve tjera rrugore” është shprehur Dedaj.
Ai ka përmendur edhe njeriun i cili mund të ketë shumë ndikim në të tilla raste.
“Padyshim që lodhja, gjumi e vozitja me orë të tëra vetëm nga një shofer, mund të shkaktoj aksidente të tmerrshme. Kjo detyron shoferët t`a humbin kontrollin dhe të vie edhe deri tek askidenti”, ka thënë ai.
Ndërsa, Rexhep Sejdiu, kryetar i Shoqatës së Stacionit të Autobusëve në Gjilan, ka treguar se është obligative të bëhet kontrolli teknik çdo 6 muaj.
“Kontrolla duhet të bëhet çdo 6 muaj dhe secila kompani duhet të mbaj përgjegjësin për vete nëse kanë kryer ose jo kontrollet teknike për automjetet e tyre”.
Në pytjen tonë se a mund të jetë shkaktar i aksidenti, drejtpërdrejtë gjendja teknike e automjetit, ai ka thënë, se shumica e aksidenteve ndodhin nga moskujdesja e vozitësit, por që nuk e përjashton faktin se një përqindje e vogël mund të jetë edhe gjendja teknike e tyre.
“Mund të ndodhin aksidente edhe nga gjendja jo e mirë e Autobusit, por, nëse ka përgjegjësi më shumë nga vozitësi, mund të evidentohen sëpaku aksidentet me fatalitet”, ka theksuar kryetar i Shoqatës së Stacionit të Autobusëve, Rexhep Sejdiu .
Mos zbatimi i masave për trafikun rrugorë mund të shpie deri në aksidente tragjike
Edhe Nuredin Ibishi, ekspertë i sigurisë, në një prononcim për Gazetën “Engima”, aksidentet e tilla i ka konsideruar si raste tepër të rënda.
Këto aksidente, sipas tij janë shkaktuar nga disa faktorë, por thotë se, faktori njeri është ndër shkaktarët më të mëdhenjë.
“90% e rasteve në këto aksidente është fajtor njeriu, që mund të ketë shumë arsye si gjumi, lodhja etj..”, ka thënë Ibishi.
Ai ka komentuar edhe gjendje teknike të autobusëve, i cili ka theksuar faktin se me ligj, kontrollet teknike duhet të bëhen vazhdimisht.
“E dim se çdo 6 muaj bëhen kontrollet e këtyre automjeteve, andaj mund të them që nuk ka të bëj vetëm me kontrollin teknik por këtu hyn edhe pjesa e licensimit nëse janë të duhura këto automojete për trafik ndërkombëtar ose jo”, është shprehur Ibishi.
Tutje eksperti i sigurisë, ka theksuar se edhe mos zbatimi i masave qe janë parashiku në ligjin për trafikun rrugorë, mund të shpie deri në ngjarje të tilla.
“Duhet të praktikohen masat që janë të parapara me ligjin pë trafikun rrugorë. Duhet të bëhet zëvëndësimi i shoferit gjatë vozitjës sepse shpesh nga lodhja mund të mos jetë vigjilent dhe kjo natyrisht kupton që na shpie deri tek tragjedia”, ka potencuar Ibishi.
Sipas tij, masat duhet te mirren edhe në nivel nacional dhe mandej të shikohen, të zbatohen si dhe të bëhet kontrollimi i autobusëve në aspektin teknik të përgjithshëm.
Kujtojmë se një tjetër ngjarje tragjike nga ajo në Kroaci, ndodhi të martën në Bullgari, ku mbeti i aksidentuar një autobus i kompanisë “Besa”, ku la të vdekur 45 persona, të gjithë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa, pas kësaj, të enjten, më 25 nëntor, Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë licencën për transport të pasagjerëve agjencisë “Besa Trans”, pasi një autobus i saj shkaktoi aksidentin tragjik më 23 nëntor në Bullgari ku vdiqën së paku 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë morën lëndime trupore.
Ministria e Transportit në Maqedoni ka konstatuar se autobusi nuk posedonte lejen për transport ndërkombëtar.
“Bazuar në nenin 12 të Ligjit për transportin e udhëtarëve, sigurimit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, me pasoja për pasagjerët, kompanisë ‘Besa Trans BTB’ i merret licenca, përkatësisht i ndalohet veprimtaria e transportit të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.
Spasovski: Autobusi kishte bërë kontrollin teknik
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha të martën se autobusi kishte bërë kontrollin teknik.
“Ajo që mund të them për momentin është se autobusi kontrollin e fundit e ka bërë më 5 tetor të vitit 2021. Por, procedura hetimore do të japë përgjigje për të gjitha pyetjet e hapura lidhur me gjendjen teknike të automjetit “, ka deklaruar Spasovski.
Nga ky aksident tragjik, mbetën të aksidentuar 45 persona që gjetën vdekjen dhe 7 tjerë u lënduan. Njëherit ky aksident llogaritet si rasti më i rënd i ndodhur gjatë 10 viteve të fundit në Evropë. /Gazeta “Enigma”/