Takimi do të filloj në ora 13:00, dhe zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani, BEZI”.
Drita dhe Dukagjini do të përballen në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.
Gjilanasit duan tre pikë përballë skuadrës nga Klina që aktualisht nuk di për fitore në këto dy ndeshjet e fundit.
Përballja e fundit për Dritën ishte një disfatë e hidhur, derisa Dukagjini mori dy pikë në dy sfida e fundit.
Ndeshja mes skuadrës nga Gjilani dhe asaj të Klinës është e fundit për këtë javë, duke përmbyllur kështu xhiron e 16-të.
Drita është aktualisht në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të tretin dhe pesë më pak se lideri Ballkani.
Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë, zonë kjo që shpijen në Ligën e Parë dhe ka 16 pikë të arkëtuara. /Gazeta Enigma/.