Tifozët e Chelseat shpresojnë që klubi i tyre i zemrës ta fitojë trofeun e Kupës së Botës për Klube këtë edicion.
Ditën e sotme (e hënë), në Cyrih të Zvicrës është hedhur shorti i përballjeve në këtë garë, ndërsa si fitues të Ligës së Kampionëve, Blutë e fillojnë garën në gjysmëfinale.
Para se të përfshihet në garë skuadra e Thomas Tuchel, në Emiratet e Bashkuara Arabe do të zhvillohen katër ndeshje.
The #ClubWC semi-final draw has been made! ???? pic.twitter.com/U26TJD5khD— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 29, 2021
Kështu, Al Jazira luan kundër Auckland Cityt në raundin e parë të turneut, derisa fituesi nga kjo përballje luan kundër Al Hilal në raundin e dytë.
Ndërsa fituesi në takimin ndërmjet Al Hilal vs Al Jazira/Auckland City do të përballet me Chelsean në gjysmëfinale.
Në anën tjetër të shortit, Al Ahly do të luajë kundër CF Monterrey, kurse fituesi do të ndeshet me kampionin e Copa Libertadores, Palmeiras, në gjysmëfinalen tjetër.