Nxënësi i plagosur nga ngjarja në Gllogjan të premten, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Spitali i Pejës ka njoftuar se ai është mirë dhe po trajtohet në Repartin e Ortopedisë.
Spitali ka bërë të ditur se ai pritet të lirohet nga spitali sot apo të mërkurën.
“Gjendja e pacientit është e mirë dhe ai po trajtohet në Repartin e Ortopedisë. Pas edhe disa ekzaminimeve e konsultimeve dhe nga disa Mjek të tjerë pritet që sot apo nesër të lirohet”, thuhet në përgjigjen e Spitalit.
Të premten një autobus në Gllogjan është sulmuar me kallashnikov, siç dyshohet nga një person, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, shoferi dhe dy nxënës, ndërkaq një nxënës është plagosur.
Deri tash, edhe pse kanë kaluar katër ditë ende nuk të dyshuar lidhur me rastin, e as nuk dihen motivet.
Qeveria në anën tjetër ka ofruar 20.000 euro për këdo që çon në zbardhjen e rastit./Gazeta “Enigma”/