A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e Kukësit për shkak se akuzohet për transportim emigrantësh të paligjshëm kundrejt fitimit.
I riu u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, raporotn abcnew.al, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.
Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Gazeta “Enigma”/