Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet tejet interesante në kuadër të javës së 17-të.
Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.
Pa dyshim se ndeshja kryesore do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina do ta pret Dritën. Ndeshja kryesore i është besuar gjyqtarit, Dardan Çaka me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Lirim Jashari dhe në VAR do të jetë Erdall Zasella.
Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit dhe Llapit. Këtë ndeshje do ta gjykoj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu me asistentët Hekuran Osmani, Enis Bejtullahu, Burim Jahmurta dhe në VAR do të jetë Valbon Hoxha. /Gazeta Enigma/.
Më poshtë i gjeni delegimet e plota: