Një person është arrestuar të premten në Pejë pasi i njëjti ka penguar dhe kërenuar zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar dhe kërcënuar zyrtarët policor, të cilit ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta “Enigma”/