Ishin nisur në një varrim, gjashtë të vdekur nga aksidenti në Turqi

Ishin nisur në një varrim, gjashtë të vdekur nga aksidenti në Turqi

Një veturë është përplasur me një tjetër një kryqëzim në kilometrin e 16-të të autostradës Kahramankazan-Ankara të Turqisë.

Si pasojë, shkruajnë mediat turke gjashtë persona kanë gjetur vdekjen ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Siç raportojnë mediat turke, të plagosurit u dërguan në spitalet e Ankarasë me autoambulanca ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Shtetëror Kahramankazan pas hetimeve nga prokurori publik në vendngjarje.

Mësohet se 5 personat që humbën jetën në aksident kishin shkuar në Kahramankazan nga Eskişehiri për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi të tyre.

Guvernatori i qarkut Abdullah Selim Parlar dhe kryebashkiaku Serhat Oğuz vizituan në spital familjarët e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Related Articles