Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se për dallim nga kategoritë e tjera që mund të paguhen në mënyrë proporcionale, lehonat do ta përfitojnë këtë pagë në vlerë të plotë, duke u barazuar me punonjësit që kanë qenë aktivë gjatë të gjithë muajve.
Sipas Muratit, ky vendim synon të mbrojë mirëqenien e nënave dhe të sigurojë që ato të mos penalizohen financiarisht për shkak të mungesës së tyre të ligjshme në punë.
“Njëkohësisht jemi përkujdesur për gratë lehona të cilat janë në pushim të lehonisë apo kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë kësaj periudhe 12 mujore. Muajt e kaluar në pushimin e lehonisë do të njihen sikurse muajt kur kanë punuar me orar të plotë, në mënyrë që të mos përjashtohen apo të kalojnë tek paga e pjesshme, por ta marrin pagën e 13-të të plotë”, deklaroi ministri Murati
